Контакт податоци

Комисија за односи со
верските заедници и религиозни групи

Бул. Гоце Делчев бр 8, зграда на МРТВ,18 спрат,
1000 Скопје, Р. Македонија, П.Фах52
тел. + 389 2 3226-777;
факс +389 2 3226-353
e-mail: kovz@kovz.gov.mk

  Работно време со странки

Секој работен ден во неделата

            од 08:30 до 16: 00

 БАРАЊЕ ЗА ОДОБРЕНИЕ ЗА ПРЕСТОЈ

                     

Корисни линкови

Drejtori Dorijan Sotirovski viziton Kryetarin e BFI-së Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepin

Më 02.03.2018 në selinë e Bashkësisë fetare islame u mbajt takim mes drejtorit të KMBFGR (Komisionit për marëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze) dhe kryetarit të BFI-së Reis ul Ulema Haxhi Sulejman ef Rexhepit.

Në këtë takim u bisedua për perspektivën e bashkësive fetare në Maqedoni, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit qenësor të çdo bashkësie fetare me shtetin.

Vlerësim i përbashkët ishte qëndrimi se KMBFGR dhe BFI duhet të thellojnë bashkëpunimin dhe të krijohen qasje parimore në zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut dhe mirkuptimit.

Drejtori Sotirovski theksoi se shpreson në mbështetje të plotë nga Reisi Rexhepi për gjitha inicijativat dhe angazhimet për të krijuar një klimë të mirëbesimit dhe kompromisit mes bashkësive fetare dhe gjithashtu shtoi se edhe BFI do ta ketë mbështetjen e shtetit për të gjitha çështjet e hapura me të cilat ballafaqohet në interes të qytetarëve, pjestarë të kësaj bashkësie fetare të rëndësishme. Duam që shoqëria jonë të zhvillohet përmes rrespektimit të dallimeve dhe ndihmesës së ndërsjellë.

Reis ul Ulemaja Rexhepi së pari dërgoi urime të sinqerta për drejtorin e sapoemruar dhe pastaj theksoi se do të mbështes çdo iniciativë dhe përpjekje për përmirësimin e marëdhënjeve konfesionale si dhe iniciativat për avansimin e të drejtave dhe lirive fetare të qytetarëve dhe përmbushjen e nevojave të tyre fetare në mënyrë të barabartë.