DREJTORI

Mr. DARIJAN SOTIROVSKI,

DREJTOR I KOMISIONIT PËR MARËDHËNIE ME BASHKËSITË FETARE DHE GRUPET RELIGJIOZE



BIOGRAFIA


I diplomuar në Fakultetin juridik “Justiniani i parë” pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Studimet pasdiplomike i vazhdoi në fakultetin e njejtë dhe morri titullin magjistër i juridikut në fushën e të drejtës civile, me sukses mesatar 9.5, duke mbrojtur disertacionin e magjistraturës me temë: “Politika e natalitetit dhe zhvillimi demografik në Republikën e Maqedonisë”.


Pas përfundimit të studimeve pasuniversitare, e kaloi edhe provimin e jurisprudencës.


Arsimin e tij joformal e ka arritur nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në shumë seminare, trajnime dhe konferenca në fushën e të drejtës civile, multikulturalizmit, demokracisë etj. Me sukses ka mbaruar Akademinë politike rajonale të partive socialdemokrate në vitin 2015 në Sarajevë, Bosnje e Hercegovinë, ku e ka publikuar edhe punimin me temë: „Factorization of Youth Organizations“.


Është anëtarë i kryesisë së Organizatës themelore të Lidhjes së luftëtarëve të LNÇ, përfitimet dhe vlerat e të cilës i afirmon me një pietet të veçantë.

 

Është pjesmarrës aktiv në jetën e përgjegjshme të përgjithsme shoqërore në qytetin e Tetovës dhe rajonin e Pollogut.

 

Si këshilltarë juridik ka dhënë kontribut të theksuar në procesin e denacionalizimit të pronës së paluajtshme të kishës në Tetovë dhe rajonin e Tetovës.

 

Me angazhimin e tij, tanimë disa vjet është rivendosur tradita e nderimit të personalitetit dhe veprës së rilindasit Kiril Pejçinoviq, kryemurg i manastirit të Leshkës, në ditën e përkujtimit të tij në Tetovë poashtu edhe në fshatin Leshkë.

 

Beson fuqishëm në perspektivat e shoqërisë sonë të cilat i hap multikonfesionalizmi dhe multikulturalizmi, nëse prodhojnë mirëbesim të ndërsjelltë, bashkëpunim dhe kompromis.

 

Si drejtor i KMBFGR jep kontribut për një kapitull të ri në mardhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare, ku nëpërmjet qasjes së sinqertë do të ndërtohet atmosferë e mirëbesimit dhe bashkëpunimit ndërmjet konfesioneve, rritje të kujdesit për nevojat e bashkësive fetare, mbrojtje e karakterit shekullar të shtetit dhe avansim të lirive dhe të drejtave fetare të qytetarëve.


KONTAKT: direktor@kovz.gov.mk dhe sotirovskidarijan@gmail.com