KËRKESË PËR LEJEQËNDRIM

Komisioni për marëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze në pajtim me dispozitat ligjore për banim të shtetasve të huaj në Republikën e Maqedonisë dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për pozitën juridike të kishës, bashkësisë fetare dhe grupit religjioz, neni 18 paragrafi 3, lëshon leje për kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze të regjistruara, për kryerje të shërbesave fetare, lutjeve dhe manifestimeve të tjera të besimit. Kërkesa për lëshimin e lejes së bashku me dokumentet e tjera të domosdoshme dorëzohen personalisht në hapësirat e Komisionit apo nëpërmjet postës elektronike. Në rast të aplikimit nëpërmjet postës elektronike, jeni të obliguar të skanoni dokumentet në formë PDF dhe t’i dërgoni në adresën elektronike të Komisionit. Leja lëshohet për persona të cilët për herë të parë qëndrojnë në vend apo për vazhdim të qëndrimit.

Dokumentet e nevojshme:

dëshmi për pagesën e taksës administrative (gjatë aplikimit elektronik dërgohet e skanuar, ndërsa gjatë marrjes së vendimit dorëzohet origjinali)

kopje e dokumentit të udhëtimit

dëshmi për arsim teologjik të mbaruar

marrëveshje për vullnetarizëm

program të aktiviteteve

marrëveshje për marrje me qira të banesës

Adresa elektronike për applikim:

kovz@kovz.gov.mk

Zyrtari përgjegjës:

Sejdulla Limanovski

Telefoni për kontakt:

02/3226-777