MBËSHTETJE E FORTË PËR TRAJTIMIN E VIRUSIT KORONA DHE NJË QËNDRIM I PËRBASHKËT SE SHËNDETI I QYTETARËVE ËSHTË PËRPARËSI KRYESORE.
Presidenti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i shoqëruar nga Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darijan Sotirovski, u takua me krerët e bashkësive fetare në vend, të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit dhe Arqipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefan, të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema Haxhi Suleiman Efendi Rexhepi, të Kishës Katolike, Ipeshkvi i Shkupit dhe Ipeshkvi i Strumicës - Shkupit, Kiro Stojanov, të Kishës Metodike Ungjillore, Kryetar i zyrës kishtare, Emil Zaev.
Në këtë takim u përshëndetën masat dhe hapat e ndërmarrë nga Qeveria në trajtimin e virusit Korona në drejtim të mbrojtjes efikase të shëndetit të qytetarëve.
Kryeministrit Spasovski iu shpreh mirënjohje për bashkëpunimin e hapur dhe iu shpreh mbështetje e fortë që të bëhet gjithçka që është e mundshme nga të gjitha palët për menaxhimin e situatës.
Kryeministri Spasovski njoftoi krerët fetarë me të gjitha informacionet e rëndësishme për masat që ka ndërmarrë Qeveria për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve, si një përparësi kryesore.
Krerët fetarë infromuan për masat që po ndërmarrin për mbrojtje më të madhe të besimtarëve.
U shqyrtuan mundësitë për mbrojtje maksimale të besimtarëve.
Është qëndrim i përbashkët se shëndeti i qytetarëve është përparësi kryesore dhe se të gjithë në vend, përfshirë komunitetet fetare dhe besimtarët, duhet të jenë në nivel të përgjegjësisë në mënyrë që të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së mundshme të sëmundjes dhe pasojave të sajë të padëshirueshme.