Drejtori i KMBFGR z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi kreut të Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, anëtarëve të Rijasetit, Myftinive dhe të gjithë besimtarëve të besimit Islam me rastin e Ramazan Bajramit.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi kreut të Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, anëtarëve të Rijasetit, Myftinive dhe të gjithë besimtarëve të besimit Islam me rastin e festës së Ramazan Bajramit, duke ua uruar Ramazan Bajramin.
Sipas mësimeve Islame, muaji i Ramazanit është periudhë e pastrimit shpirtëror dhe trupor, veprave të mira, kohë në të cilën forcohet uniteti, familja dhe solidariteti. Këtë vit, muslimanët e kalojnë muajin e Ramazanit në mënyrë të pazakontë, për shkak të masave për mbrojtje nga virusi që u imponua si një sfidë e madhe për të gjithë njerëzimin dhe civilizimin njerëzor.
Sot, kur mbaron muaji i shenjtë i Ramazanit, ju uroj nga zemra ditën më të dashur të kalendarit islam, festën e Ramazan Bajramit, duke iu uruar gëzim festiv në të gjitha familjet myslimane.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}