Drejtori i KMBFGR z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kryesuesit dhe anëtarëve të SShI të KOM-KO, si dhe klerit, monastizmit dhe të gjithë besimtarëve me rastin e festës kishtare-shtetërore.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana I z.z. Stefan, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvive të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, si dhe klerikëve, monastizmit dhe besimtarëve të besimit Ortodoks, duke i uruar ata për festën e Shën Klimentit të Ohrit.
Më lejoni, në emrin tim, si dhe në emër të Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Juve personalisht, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvive të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, klerikëve dhe monastizmit, si dhe të gjithë besimtarëve në vend dhe jashtë vendit, t'ju dërgoj urime të përzemërta me rastin e festës së madhe kishtare-shtetërore - SHËN KLIMENTI I OHRIT.
Fuqia e fjalës së mbrojtësit tonë, karakteri dhe vepra e tij, le t'i frymëzojë të gjithë njerëzit për vepra të mira. Të bëhemi dritë e botës e cila me veprat e saj të mira do të rrezatojë kudo me shpirtëroren, respektin dhe mirëkuptimin.
Kjo është arsyeja pse fjalët e Klimentit duhet të jehojnë fort në zemrat e çdo personi: "Largohuni nga e keqja dhe bëni mirë!"
Gëzuar dhe për shumë mote festa e madhe e Shën Klimentit të Ohrit!