Drejtori i KMBFGR z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi të sapozgjedhurit Reis ul Ulema haxhi hfz. Shaqir Efendi Fetahu me rastin e zgjedhjes së tij si kryetar i Bashkësisë fetare islame.
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kryetarit të Bashkësisë fetare islame haxhi hfz. Shaqir efendi Fetahu me rastin e zgjedhjes së tij Reis ul Ulema. Në telegram thuhet:
Le të ndajmë gëzimin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Bashkësisë fetare islame, duke shprehur urimet dhe dëshirat tona më të sinqerta për punë të suksesshme dhe kontributin më të lartë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të ndritshme për komunitetin dhe ndërtimin e një shoqërie të begatë kohezive me vlera të larta dhe frymë respekti, dialogu dhe kozmopolitizmi.
Shprehim respektin tonë për planet e paralajmëruara të të sapozgjedhurit Reisul Ulema i cili, si një udhëheqës shpirtëror, por edhe si një mësues dhe pedagog me përvojë, dëshiron t'i realizojë ato në mënyrë paqësore dhe harmoni në interes të shoqërisë sonë multi-konfesionale.
Qoftë për të mirën e përbashkët dhe urime!
Për:
Bashkësinë fetare islame
- Reis ul Ulema haxhi hfz. Shaqir efendi Fetahu
- Rijaseti i BFI
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}