KMBFGR botoi librin"Udhëzues për njohje me Islamin".
Komisioni për Marrëdhënie me Bashësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) informon opinionin e gjerë se është botuar libri "Udhëzues për njohje me Islamin".
Bëhet fjalë për një botim modern dhe të dobishëm. Udhëzuesi e njofton lexuesin me informacionet themelor në lidhje me shfaqjen e Islamit, përhapjen dhe historinë e tij, pastaj ofron informacion mbi mësimet Islame, elemente të caktuara të kulturës dhe civilizimit Islam, si dhe për Islamin dhe Bashkësinë fetare Islame në vendin tonë. Recensues i veprës është i respektuari mr. Nasir Rexhepi, Myftiu i BFI në Shtip.
Me botimin e kësaj vepre të vlefshme, në këtë kohë të pluralizmit dhe shoqërisë së informacionit, KMBFGR vazhdon të punojë në përmirësimin e njohjes së ndërsjellë të feve të ndryshme të pranishme në shoqërinë maqedonase.
Ky është botimi i pestë me radhë, që KMBFGR boton në një periudhe dy-vjeçare. Komisioni do të vazhdojë edhe në të ardhmen me botime moderne dhe origjinale, me të cilat do të japë një kontribut të rëndësishëm dhe të madh në thesarin letrar maqedonas.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}