Овој веб сајт користи колачиња "Cookies"

Би сакале да користиме веб колачиња "Cookies", со цел да го подобриме Вашето корисничко искуство на нашата апликација. Ова ни овозможува да го подобриме Вашето идно искуство на нашата апликација

Shqip - DREJTORI

DREJTORI

Mr. DARIJAN SOTIROVSKI,

DREJTOR I KOMISIONIT PËR MARËDHËNIE ME BASHKËSITË FETARE DHE GRUPET RELIGJIOZE



BIOGRAFIA


I diplomuar në Fakultetin juridik “Justiniani i parë” pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Studimet pasdiplomike i vazhdoi në fakultetin e njejtë dhe morri titullin magjistër i juridikut në fushën e të drejtës civile dhe magjistroi me sukses mesatar 9.5, duke mbrojtur disertacionin e magjistraturës me temë: “Politika e natalitetit dhe zhvillimi demografik në Republikën e Maqedonisë”. Pas përfundimit të studimeve pasuniversitare, e kaloi edhe provimin e jurisprudencës.

 

Arsimin e tij joformal e ka arritur nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në shumë seminare, trajnime dhe konferenca në fushën e të drejtës civile, multikulturalizmit, demokracisë etj.

 

Me sukses ka mbaruar Akademinë politike rajonale të partive socialdemokrate në vitin 2015 në Sarajevë, Bosnje e Hercegovinë, ku e ka publikuar edhe punimin me temë: „Factorization of Youth Organizations“.

 

Është anëtarë i kryesisë së Organizatës themelore të Lidhjes së luftëtarëve të LNÇ, përfitimet dhe vlerat e të cilës i afirmon me një pietet të veçantë.

 

Është pjesmarrës aktiv në jetën e përgjegjshme të përgjithsme shoqërore në qytetin e Tetovës dhe rajonin e Pollogut. Përmes aktivizmit të theksuar qytetar, ai avokon në fushën e kulturës, ekologjisë, drejtësisë dhe pjesëmarrjes qytetare me një sërë nismash.

 

Beson fuqishëm në perspektivat e shoqërisë sonë të cilat i hap multikonfesionalizmi dhe multikulturalizmi, nëse ato prodhojnë mirëbesim të ndërsjelltë, bashkëpunim dhe kompromis.

 

Si drejtor i KMBFGR-së jep kontribut për një kapitull të ri në mardhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare, ku nëpërmjet qasjes së sinqertë do të ndërtohet atmosferë e mirëbesimit dhe bashkëpunimit ndërmjet konfesioneve, rritje të kujdesit për nevojat e bashkësive fetare, mbrojtje e karakterit shekullar të shtetit dhe avansim të lirive dhe të drejtave fetare të qytetarëve.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e emëroi drejtor më 13 shkurt 2018, ndërsa në vitin 2022 e filloi mandatin e dytë si drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze. Në periudhën e kaluar, Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze shënon zhvillimin organizativ dhe funksional, një sërë projektesh të realizuara, vendos një linjë strategjike të veprimit në të ardhmen dhe marrëdhënie cilësore me të gjitha subjektet fetare dhe aktorët relevant vendas dhe ndërkombëtarë, duke motivuar bashkëpunimin rajonal të vendeve të rajonit.


KONTAKT: direktor@kovz.gov.mk dhe sotirovskidarijan@gmail.com