Овој веб сајт користи колачиња "Cookies"

Би сакале да користиме веб колачиња "Cookies", со цел да го подобриме Вашето корисничко искуство на нашата апликација. Ова ни овозможува да го подобриме Вашето идно искуство на нашата апликација

Shqip - RRETH NESH

RRETH NESH


Komisioni për Marëdhënie me bashësitë fetare dhe grupet religjioze (KMBFGR) është organ i pavarur i administratës shtetërore përgjegjës për çështjet fetare në vend. Komisioni drejtohet nga drejtori si zyrtar i emëruar nga Qeveria.

Fillet e tij, Komisioni i ka që para çlirimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht së pari paraqitet si autoritet i besueshëm fetar pranë Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë çlirimtare kombëtare dhe aradhave partizane të Maqedonisë. Me urdhër të Komandantit të Shtabit të përgjithshëm Mihajlo Apostolski, Veljo Mançevski u emërua si referent i parë fetar. Pas çlirimit, në shtetin federal të Jugosllavisë, që përfshinte Maqedoninë u formuan komisione fetare republikane. Në Maqedoni, Komisioni fetar republikan drejtohej nga Epaminonda Pop Andonov.

Përgjatë viteve që pasuan, ky autoritet i besueshëm fetar është shndërruar në institucion shtetëror që ka mbijetuar periudha të ndryshme historike, duke punuar me përkushtim për promovimin e lirisë dhe të drejtave fetare në Maqedoni, si dhe për krijimin e kushteve për bashkëpunim të bashkësive fetare me shtetin, veçanërisht në një shtet shumë konfesional me popullsi fetare.

Të gjitha sondazhet e opinionit publik tregojnë një përqindje të lartë të qytetarëve (mbi 90%) të cilët deklarojnë se janë fetarë. Republika e Maqedonisë mund të mburret para botës me trashëgiminë e saj kulturore të paçmuar, e cila kryesisht është nën juridiksionin e bashkësive fetare. Historia e popullit maqedonas është e lidhur ngushtë me historinë e Kishës ortodokse maqedonase. Jeta shoqërore frymon në diversitet, dhe qytetarët janë më të ndjeshëm ndaj shqetësimeve në marëdhëniet ndërfetare, gjegjësisht çështjet fetare kanë potencial të ndezin tensionet ndëretnike. Bota është nën kërcënim të vazhdueshëm të ekstremizmit të dhunshëm, i cili shpesh është pasojë e radikalizmit dhe fanatizmit fetar. Diaspora jonë, e cila shtirhet në të gjithë botën, është e organizuar përmes komunave fetare. Etno kultura jonë është e ngjyrosur nga manifestimet e determinuara fetare. Në Maqedoni, në mënyrë aktive veprojnë rreth 42 bashkësi fetare. Qindra misionarë të huaj vizitojnë Maqedoninë çdo vit. Nxënësit e arsimit fillor kanë mundësinë të studiojnë lëndën e etikës në fe. Marëdhëniet bilaterale ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë me shtete të rëndësishme partnere, shpesh përcaktohen edhe nga marëdhëniet e shtetit me bashkësitë fetare, si për shembull Izraeli, Vatikani, Turqia, etj. Maqedonia ende nuk ka krijuar shërbim kapelani në institucionet shëndetësore, armatë, institucionet ndëshkimore-përmirësuese, që është rast në të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Turizmi fetar është aseti ynë më i fortë në ofertën e përgjithshme turistike. Të gjithë botës Maqedonia ia dha të famshmit Shën Qirilin dhe Metodin dhe Shën Nënë Terezën. Raporti i shtetit ndaj lirive dhe të drejtave fetare monitorohet nga instanca të respektueshme ndërkombëtare. E gjithë kjo hedh dritë mbi rëndësinë që Komisioni për marëdhënie me bashkësitë fetare ka në shoqërinë tonë.

Të përqendruar në qëllime, me besim të fortë, vazhdojmë të ecim përpara!