Samiti Ndërkombëtar për Liritë Fetare në Uashington, SHBA
Drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski merr pjesë në Samitin prestigjioz Ndërkombëtar për Liritë Fetare në Uashington, SHBA, i cili bashkon autoritete udhëheqëse nga bota që mbrojnë respektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të pacenueshme fetare, për dialog, bashkëpunim dhe zhvillim.
Drejtori Sotirovski pati nderin të mbajë fjalim në seancën plenare të Samitit, ku foli për modelin maqedonas të marrëdhënieve me kishat dhe bashkësitë fetare, rezultatet e arritura nga Komisioni dhe qëllimet e përcaktuara, duke prezantuar situatën e favorshme, si dhe përparimin e madh historik në çështjen kishtare maqedonase, njohjen dhe hyrjen në unitetin kanonik të KOM-KO me kishat e tjera ortodokse, si dhe bashkëpunimin konstruktiv me Kishën Katolike, Bashkësinë Fetare Islame, komunitetin hebre dhe kishat protestante.
Drejtori posaçërisht theksoi se bota demokratike duhet t'i qaset me seriozitet më të madh shfaqjes së shpeshtë të radikalizmit fetar, i cili posaçërisht depërton nën perden e të drejtave dhe lirive të garantuara të njeriut.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}