OLIVERA TRAJKOVSKA,
DREJTORI I KOMISIONIT PER MARËDHËNIE ME BASHKËSITË FETARE DHE GRUPET RELIGJIOZE
BIOGRAFIA
Olivera Trajkovska u diplomua në Fakultetin Theologjik Orthodhoks i “Shën Klementit I Ohrit” në Shkup. Aktualisht është në studime master në psikologji në mbrojtje sociale në Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin Ndërkombëtar Sllav.
Nga fusha e arsimit joformal, ajo zotëron çertifikata për marrëdhënie me publikun, media sociale dhe sipërmarrje sociale, të cilat janë dëshmi e angazhimit të saj afatgjatë në sektorin civil. Ka qenë ligjëruese në një sërë seminaresh dhe trajnimesh me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, ndër të cilat është edhe akademia e lidershipit të organizuar nga ISLAA. Ajo bashkëpunon me një numër të madh të organizatave lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare në të cilat ka qenë e angazhuar në lloje të ndryshme angazhimesh.
Ajo është themeluese e shoqatës “Ji vetvetja”, e cila mbron përgjegjësinë sociale në të gjitha sferat e jetës moderne dhe është e njohur për një sërë projektesh në fushën e kulturës, arsimit dhe mbrojtjes sociale.
Ajo është anëtare i Shoqërisë së Shkrimtarëve të Kumanovës. Është, gjitashtu autore të dy librave dygjuhësh "Nga shpirti" (përkthim maqedonisht - rusisht) dhe "E vërteta ose çmenduri" (përkthim maqedonisht - anglisht). Po ashtu, libri i dytë “E vërteta apo çmenduri” ka versionin e tij audio, i cili është i ngarkuar në web-faqen e Unionit Kombëtar të të verbërve të Maqedonisë, për ta vënë në dispozicion të kësaj kategorie personash.
Po ashtu, ka bashkëpunuar me disa media lokale dhe kombëtare: televizioni K3-Kumanovë, televizioni Kanal 5, radioja "Bum"-Kumanovë, portali "Biznes Bar", si edhe angazhimet me agjencinë e saj online PR "Ji vetvetja".
Theks veçantë vëhet në sferën e jetës shoqërore përmes përfshirjes së saj në dy organizata: fondacioni "Eleusa" nga Strumica dhe "Kolendrat të Krishtlindjeve", për të kontribuar në aktivitetet humanitare dhe arsimore.
Parulla e saj udhëzuese është: "Rrezja e rrethit të veprave të mira rritet në raport me numrin e veprave të mira që bëjmë".
Ajo avokon për mjedisin e shëndetshëm dhe është e angazhuar në fushën e ekologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit që nga shkolla e mesme si anëtare e shoqërisë mjedisore “Izgrev” kështu që angazhimi rezultoi me një sërë iniciativash që ishin pjesë e Planit kombëtar të veprimit për Mjedisin.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë e emëron për Drejtoreshë të Komisionit për marrëdhënie me komunitetet fetare dhe grupet religjioze në 27.08.2024.
Si drejtoresha e Komisionit për marrëdhëniet me komunitetet fetare dhe grupet religjioze, ajo beson se të gjitha mund të ndërtojmë një shoqëri më të mirë duke respektuar dallimet e njëri-tjetrit. Në atë drejtim, ajo përpiqet të jetë përkrahëse i normave themelore morale njerëzore në të cilat do të përfaqësohet respekti, besimi dhe dialogu konstruktiv. Bashkëpunimi ndërkulturor dhe ndërfetar janë prioritete në angazhimin e saj aktual dhe në këtë kuadër do të përpiqet për realizimin e një sërë projektesh në këtë fushë, ndërmjetësimin dhe lidhjen cilësore të autoriteteve shtetërore dhe bashkësive fetare dhe grupeve religjioze.
KONTAKT: direktor@kovz.gov.mk и oliveratrajkovska@gmail.com