Monografia "Restauruesi" - kushtuar kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë Dositej (1906-1981) është botuar nga Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze (KMBFGR).
Në shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi për personazhin dhe veprën e kryepeshkopit të parë të Ohrit dhe Maqedonisë Dositej (1906-1981) të Kryepeshkopatës së restauruar të Ohrit në personin e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe me rastin e jubileve lidhur me kryepeshkopin e fortëlumtur që I kremtojmë këtë vit, edhe atë: 115 vjet nga lindja e tij (7 dhjetor, 1906) dhe 40 vjet nga vdekja e tij (20 maj 1981) - është botuar monografia "Restauruesi" nga Komisioni për marrëdhënie me bashkësitëfetare dhe grupet religjioze (KMBFGR).
Monografia është fryt i bashkëpunimit me Kishën Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit dhe Fakultetin Teologjik Ortodoks “Shën Klimenti i Ohrit”. Monografia është një vepër madhore kushtuar personazhit dhe veprës së të ndjerit të bekuar shpirtëror maqedonas Dositej, i cili arriti të përmbushë aspiratat shekullore të popullit maqedonas për ripërtëritjen e Kryepeshkopatës së Ohrit dhe duke fituar më në fund kishën e saj të pavarur autoqefale. Kjo vepër e madhe e bëri Kryepeshkopin Dositej një figurë të jashtëzakonshme historike të rëndësishme për KOM-KO dhe për vendin dhe të pandarë nga historiografia maqedonase.
Bëhet fjalë për një botim voluminoz me mbi 420 faqe me kopertinë të fortë, i cili përfshin punën e punëtorëve të KMBFGR, profesorëve nga FTO "Shën Klimenti i Ohrit", si dhe edukatorëve të tjerë, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e monografisë e cila në përmbajtjen e saj përfshin: të dhëna bibliografike, përzgjedhje të disa prej letrave më të rëndësishme të kryepeshkopit Dositej (predikime, fjalime dhe intervista), raporte për kishat dhe manastiret më të rëndësishme në të cilat jetoi dhe punoi Kryepeshkopi Dositej, pastaj një përmbledhje punimesh për rolin dhe rëndësinë e tij dhe kujtimet nga bashkëpunëtorët dhe të njohurit e tij, materiale të rëndësishme fotografike (foto albume të jetës së tij dhe ngjarjeve të rëndësishme), dokumente të rëndësishme arkivore, fotografi të trashëgimisë së kryepeshkopit, si dhe poezi kushtuar nderit të tij. E gjithë përmbajtja e veprës, e cila paraqitet në mënyrë moderne, përmes një dizajni modern me një mori fotografish - thekson ekskluzivisht madhështinë e gjyshit Dositej.
Me një fjalë, monografia "Restauruesi" është një monument i përhershëm, një monument letrar i mirënjohjes ndaj kryepeshkopit Dositej për kontributin e tij të pafund në ripërtëritjen dhe zhvillimin e Kishës Ortodokse Maqedonase. Në këtë drejtim, monografia "Rrestauruesi" nuk është vetëm bazë për kremtimin dhe ruajtjen e mëtutjeshme të kujtimit të kryepeshkopit Dositej, por edhe për studimin e mëtejshëm të jetës, veprës, mendimeve dhe arritjeve të tij në fushën shpirtërore dhe të ringjalljes së kishës maqedonase në tërësi.