Drejtori i KMBFGR-së z. Darijan Sotirovski peshkopit të Shkupit, mons. Kiro Stojanov i dorëzoi ekzemplarin e parë të botimit monografik "Vizita historike e Atit të Shenjtë - pritja e parë maqedonase për Papa Françeskun".
Drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski më 13 dhjetor 2021 në selinë ipeshkvore në Shkup vizitoi dhe takoi eminencën e tij, peshkopin e Shkupit dhe peshkopin e Strumicës-Shkupit mons. Kiro Stojanov.
Në një atmosferë të këndshme dhe të përzemërt, z. Sotirovski ia dorëzoi peshkopit Stojanov kopjen e parë të monografisë "Vizita historike e Atit të Shenjtë - pritja e parë maqedonase për Papa Françeskun". Drejtori i Komisionit, z. Sotirovski, theksoi se me këtë monografi i vendoset një “monument i përhershëm kësaj ngjarjeje unike dhe të jashtëzakonshme për të cilën patëm nderin të punojmë në vitin 2019”.
Nga ana e tij, peshkopi Stojanov falënderoi për monografinë, veçanërisht për punën e bërë nga Komisioni për bashkësi dhe grupe religjioze, pa angazhimin e të cilit nuk do ta shihte dritën e ditës. Në takim u diskutua edhe për aktivitetet e deritanishme të Kishës Katolike dhe përgatitjet për festën e ardhshme Lindja e Krishtit - Krishtlindjet, si dhe për aktivitetet e Komisionit për bashkësi fetare dhe grupe religjioze.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}