Drejtori i KMBFGR z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi klerit dhe besimtarëve të Kishës Katolike me rastin e festës së Ringjalljes së Krishtit - Pashkëve.
Drejtori i KMBFGR z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Peshkopit të Shkupit dhe Dioqezës së Strumicës - Shkup Mon. Dr. Kiro Stojanov, klerit dhe murgjërisë së Kishës Katolike në Maqedoni, si dhe qytetarëve të besimit katolik dhe të gjithë të krishterëve që festojnë kalendarin Gregorian, duke i uruar ata për festën e ringjalljes së Krishtit - Pashkëve.
Po jetojmë ditë të vështira, periudhë në të cilën jeta e njerëzve në të gjithë botën është në rrezik serioz. Duke shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre, dëshiroj t'ju falënderoj edhe për lutjet për shpëtimin e botës nga virusi vdekjeprurës.
Ringjallja e Krishtit që po presim është drita e nevojshme që na mungon në këtë periudhë të errët. Ajo është dora që shpëton njeriun, është burimi i jetës dhe ajo që i jep kuptim jetës.
Duke ju dërguar urime të sinqerta me rastin e festës së madhe në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, më kujtohen fjalët plot shpresë dhe inkurajim të Shën Papa Gjon Pali II i cili thotë: «Mos u dëshpëro për veten tënde. Ne jemi njerëz të Pashkëve dhe aleluia është kënga jonë".
KRISHTI U RINGJALL!
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
Fyalë kyçe: {{#each Keywords}}
{{Value}}{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}