Drejtori i KMBFGR, z.Darijan Sotirovski, me rastin e Ditës së Reformës Protestante i dërgoi telegram urimi Nismës Ungjillore Protestante (NUP).
Drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski me rastin e Ditës së Reformës Protestante i dërgoi një telegram urimi Nismës Ungjillore Protestante (EPI).
Më lejoni në këtë moment, në emrin tim, si dhe në emër të Komisionit për Marrëdhëniet me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, të dërgoj urimet e mia të përzemërta me rastin e Ditës së Reformës Protestante.
Reformacioni e ndau historinë e kontinentit të vjetër në para dhe pas. Ai solli një mënyrë të re të të menduarit, dëshira të reja dhe shtyrje të kufijve të perceptimeve të moralit dhe etikës në jetën shoqërore.
Republika e Maqedonisë si pjesë e botës së zhvilluar nuk qëndron larg dobive dhe ndikimeve të reformës si lëvizje kulturore dhe shpirtërore.
Ju uroj Gëzuar Ditën e Reformës Protestante, me urime të sinqerta për ta kaluar këtë ditë të rëndësishme në lumturi, shëndet dhe shumë gëzim.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}