Овој веб сајт користи колачиња "Cookies"

Би сакале да користиме веб колачиња "Cookies", со цел да го подобриме Вашето корисничко искуство на нашата апликација. Ова ни овозможува да го подобриме Вашето идно искуство на нашата апликација

Shqip - SHËRBIME

Shërbimi i përhershëm



Për t’i përmbushur nevojat e kishave, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze të regjistruara, si dhe qytetarëve, në vendbanime të ndryshme, Komisioni, përmes shërbimit të përhershëm, do të kujdeset për mbikëqyrje më cilësore të situatës në secilën njësi të vetëqeverisjes vendore, gjegjësisht në secilën zonë të banuar. Kjo është arsyeja pse komunat i kemi rajonizuar, dhe për çdo komunë kemi angazhuar nga një zyrtar administrativ nga Komisioni. Zyrtari administrativ përveç mbikëqyrjes së situatës në komunën për të cilën është përgjegjës, paraqet një rëndësi të veçantë që grupet religjioze dhe qytetarët e asaj komune do të jenë në gjendje të mbajnë kontakte me të për çdo çështje me të cilën përballen, të paraqesin një çështje aktuale, si dhe të kërkojnë zgjidhje më të përshtatshme për çështje të tilla.


Nëse dëshironi të parashtroni parashtresë, të paraqitni ndonjë problem apo lëvdatë, të informoheni për çështje të ndryshme, apo të merrni ndonjë informatë – zgjidhni komunën Tuaj dhe kontaktoni zyrtarin e përcaktuar administrativ.