Drejtori i KMBFGR, z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kryesuesit dhe anëtarëve të SShB të KOM-KO, si dhe klerit, monastizmit dhe të gjithë besimtarëve me rastin e Lindjes së Krishtit - Krishtlindjeve
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) z. Darijan Sotirovski i dërgoi telegram urimi Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana e I z.z. Stefan, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvive të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, si dhe klerit, monastizmit, besimtarëve të besimit ortodoks dhe të gjithë të krishterëve që festojnë sipas kalendarit Julian, duke i uruar ata për festën e Lindjes së Krishtit - Krishtlindjet.
"Dhe Fjala u bë mish dhe banoi midis nesh, plot hir dhe të vërtetë".
(Gjoni 1:14)
Më lejoni në këto momente sublime festive në emër të Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupe Religjioze dhe në emrin tim personal t'ju përcjell urimet e sinqerta me rastin e Lindjes së Krishtit - Krishtlindjet dhe t'ju përshëndes me:
Jezusi ka lindur!
Gëzimi festiv le të ngrohë zemrat dhe t'i mbushë ato me dashuri dhe virtyt të krishterë. Le të na japë forcë dhe mençuri për t'u marrë me sfidat e sotme, dhe në secilin prej nesh shëndet, durim dhe paqe.
{{#each Images}}
{{#if IsThumbNail}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#if ShowInGallery }}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/if}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}