Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare, përmes mediave, informon publikun se Kishat, Bashkësitë fetare dhe Grupet religjioze të përmendura në Kushtetutë u dërgojnë qytetarëve thirrje publike
Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare, përmes mediave, informon publikun se Kishat, Bashkësitë fetare dhe Grupet religjioze të përmendura në Kushtetutë, më 22.10.2020, u dërgojnë qytetarëve thirrjen publike në vijim:
"Ne – Kishat dhe Bashkësitë fetare njëzëshëm ju bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve tanë dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë, që situatën aktuale me koronavirusin Covid 19 ta trajtojnë me shkallën më të lartë të seriozitetit dhe me respektimin e plotë dhe të vazhdueshëm të të gjitha masave të përcaktuara që të mbrojnë shëndetin e tyre, shëndetin e të dashurve të tyre, të punonjësve shëndetësor dhe të shoqërisë në tërësi. Respektimi i vazhdueshëm i masave nuk duhet të interpretohet si besim i dobët, por si dashuri dhe kujdes për të tjerët.
Tani është koha që të gjithë të tregojmë kujdes dhe të japim një kontribut personal në ballafaqimin me situatën e krijuar. Masat duhet t’i respektojmë në çdo kohë, brenda dhe jashtë, në vendet e punës, në tempujt fetarë, në shtëpi dhe në vende publike.
"Në këto kohë, le të jemi të fortë dhe të vetëdijshëm se tundimet vijnë për shkak të rishqyrtimit personal dhe forcimit të besimit."
Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan
u.d. Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame h. hfz. Shaqir ef. Fetahu
Ipeshkvi i Shkupit dhe Ipeshkvi i Strumicës-Shkupit Imzot Kiro Stojanov
Kryetari i Komunitetit Fetar Hebre znj. Romano Nikoliç
Mbikëqyrësi i Kishës Metodiste Ungjillore z. Marjan Dimov